Berese Akulli Gorenje IMD1200W
Berese Akulli Gorenje IMD1200W është një pajisje praktike dhe kompakte që ju mundëson të përgatisni akull të freskët në çdo moment, pa pasur nevojë për frigorifer me funksion akulli. Me dizajn portativ dhe përdorim shumë të thjeshtë, është ideale për shtëpi, festa, zyra apo ambiente ku kërkohet gjithmonë akull i gatshëm.
Ky model prodhon deri në 12 kg akull në ditë, duke siguruar furnizim të vazhdueshëm për pije të ftohta. Procesi i krijimit të kubave është shumë i shpejtë, rreth 9 minuta për një cikël, ndërsa kubat janë në madhësi XL (formë plumbi) që zgjasin më shumë pa u shkrirë. Rezervuari i ujit ka kapacitet 1.8 litra, dhe pajisja fillon automatikisht sapo mbushet me ujë dhe ndizet .
Gorenje IMD1200W është i pajisur me kontroll elektronik dhe indikatorë LED për nivelin e ujit dhe akullit, duke e bërë përdorimin shumë intuitiv. Një nga avantazhet kryesore është funksioni i vetëpastrimit, që siguron akull të pastër dhe mirëmbajtje të lehtë. Me përmasa kompakte dhe përdorim të shpejtë , kjo pajisje është zgjidhje ideale për freskim të menjëhershëm në çdo kohë.
Marka
Gorenje
Modeli
IMD1200W
Tipi
Berese Akulli
Sasia e akullit
12 kg (per dite)
Kapaciteti
1.8 L
Shpejtesia per cikel
9 min
Veçoritë
Madhesia e akullit: XL
Kontrolli
Panel Elektornik
Indikator per nivelin e ujit
Indikator per nivelin e akullitAksesorë
Lopate per akullin
Të dhënat teknike
Gazi: R600A
Pesha neto: 7.5 KgPermasat(HxWxD)
210 mm x 310 mm x 325 mm
Ngjyra
E bardhe
Garancia
2 Vite
























