top of page

Politika e Transportit dhe Garancisë

Politika e Transportit

Të gjitha porositë përpunohen pas konfirmimit nga stafi ynë dhe dërgohen në adresën e klientit nëpërmjet agjencive postare partnere.

  • Porositë e dërguara me agjenci postare në të gjithë Shqipërinë mbërrijnë zakonisht brenda 2-3 ditëve pune.

  • Për adresat brenda Tiranës, dorëzimi realizohet zakonisht brenda 24 orëve nga konfirmimi i porosisë.

  • Pagesa kryhet në momentin e dorëzimit të produktit (Cash on Delivery) ose me transfertë bankare.

  • Klienti ka mundësinë të kontrollojë produktin në momentin e marrjes për t'u siguruar që ai është në gjendje të rregullt.

Garancia dhe Kthimet

Të gjitha produktet e ofruara nga BENALB shoqërohen me garanci sipas kushteve të përcaktuara nga prodhuesi.
 

Garancia mbulon vetëm defektet e fabrikimit dhe problemet teknike që nuk janë shkaktuar nga përdorimi i gabuar, dëmtimet fizike, ndërhyrjet e paautorizuara ose mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit.

Në rast se produkti paraqet një defekt të mbuluar nga garancia, klienti mund të kontaktojë shërbimin e klientit ne numrin (+355 68 400 0498) për asistencë dhe procedurat e mëtejshme të verifikimit ose zëvendësimit të produktit.

bottom of page